Prej kohësh flitet për të ardhmen e Neymar JR. Braziliani, i ciili aktivizohet me skuadrën e PSG në Francë, në një prononcim për mediat ka thënë se për momentin çdo gjë është e spekulluar, pasi nuk ka diçka konkrete për të dhe nëse do të ketë, është po ai vetë që do e raportojë diçka të tillë.
‘Real Madridi? Ekzistojnë gjithmonë spekulime për mua. Që kur kam hedhur hapat e parë si profesionist, ka patur spekulime nga klube të ndryshme por nuk ka asgjë konkrate. Sapo të ketë diçka përfundimtare, qëndroni të qetë sepse do ia them çdokujt.”