“Përmbysje? Ia arritëm njëherë me sukses, ndaj mund t’ia dalim sërish”. Kështu shpreht Neymar në prag të ndeshjes së kthimit kundër Juventusit për çerekfinalet e Champions League.
“Mund të kemi një Juventus tjetër në ‘Camp Nou’, por Barcelona mbetet e njëjta.
Duhet të japim maksimumin. Unë besoj te forca e skuadrës dhe te potenciali i saj. Nuk kemi asgjë për të humbur. Juventusi është një skuadër e madhe. Duhet të vrapojmë dyfishin e futbollistëve juventinë.
Kundër PSG-së kishim vetëm 1% shans për të kaluar më tej. Buffon është portieri më i mirë që kam pasur përballë? Mendoj se po”, tha Neymar për mediat spanjolle.