Real Madrid u ndal mbrëmë në rezultatin 3-3 në sfidën e transfertës ndaj Legia-s së Varshavës. Sfida nisi me gol të madrilenëve, të cilët arritën që të shënonin dhe një tjetër gol, duke e mbyllur pjesën e parë me fitore. Por, në pjesën e dytë vendësit përmbysën gjithçka, duke iu marrë pikë spanjollëve.
Kjo situatë e dobët e ekipit të Zidane është reflektuar edhe te Cristiano Ronaldo, i cili po kalon formë të dobët. Si të mos mjaftojë kjo, portugezi është shfaqur tepër nervoz në fushën e lojës gjatë takimit kundër Legia-s, duke shkelur me këmbë një prej lojtarëve të skuadrës polake. Edhe pse portieri i Legia-s u ankua për këtë gjest, gjyqtari vazhdoi lojën, por që gjithçka pritet që të shqyrtohet.
https://youtu.be/uzLJ0qBfXaY