Nejmar shënoi dje në fitoren 6-0 kundër Alavesit dhe tashmë është ngjitur në kuotën e 95 golave te klubi katalanas, duke kaluar të madhin Ronaldinjo, i ndalur te 95 golat.
Ronaldinjo është një ikonë te Barça, ndaj Nejmar vihet gjithnjë përballë tij kur bëhet fjalë për statistikat, që duhet thënë se kanë qenë impresionuese për 24-vjeçarin e marrë nga Santosi.
Megjithatë, Nejmar mbetet shumë larg “përbindëshit” Mesi, autor i 484 golave me fanellën e katalanasve.