Skuadra e Flamurtarit për moshat U 19, Grupi B, Kategoria Superiore është shpallur kampion për sezonin 2017-2018.
Vlonjatët e kanë mbyllur me pikë të barabarta me Teutën por për shkak të golavarazhit kanë arritur të triumfojnë.
Në 27 ndeshje të luajtura kuqezinjtë kanë arritur të grumbullojnë 46 pikë. Ekipi i moshave dominon në këtë kategori, sepse në katër sezonet e fundit ky është trofeu i tretë e fituar.