Arlind Ajeti është drejt largimit nga Torino. Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësi kuqezi do të shitet në merkaton e janarit.
Ajeti nuk arriti në asnjë moment të siguronte një vend titullari, kjo edhe për shkak të dëmtimit që pësoi vetëm pak ditë para ndeshjes së parë të sezonit të ri, atë kundër Milanit.
Trajneri i Torinos, Sinisha Mihajloviç nuk ka arritur ta shohë në fushë për asnjë minutë Arlind Ajetin, të cilin e transferoi me bujë në merkaton e verës.
Edhe pse qendërmbrojtësi kuqezi ka lënë pas dëmtimin, Mihajloviç nuk ka krijuar ndoshta besimin për t’i dhënë një vend në ekip gjatë ndeshjeve të kampionatit dhe një gjë e tillë pritet të sjellë “divorcin” e Ajetit nga Torino në muajin janar.