James Rodriguez ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munchen. Kolumbiani u transferua nga Real Madrid te skuadra gjermane që ka të drejtën e blerjes për 42 milionë euro. Mesfushori nuk pëlqehet shumë nga trajneri Niko Kovac dhe blerja e tij përfundimtare duket e vështirë.
Vet lojtari ka vendosur t’i refuzojë të gjitha ofertat në drejtim të tij pasi dëshiron të rikthehet në Madrid. Tashmë ngelet për tu parë se cila do të jetë e ardhmja e kolumbianit pasi vështirë se Real Madrid ta mbajë sërish në skuadër mesfushorin.