Ndonëse në Shqipëri nga shumë tifozë dhe klube është akuzuar së tepërmi për gjykimin e tij, arbitri Edorian Hamiti duket se është përzgjedhur nga UEFA për të gjykuar një ndeshje në Europa League.
Hamiti do të albitrojë sfidën mes Apollon Limasol dhe Stumbras, me takimin e parë që ka përfunduar 1-0 për ekipin lituanez.
Ndihmësit e tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Egin Doda, ndërkohë që albitër i katërt është përzgjedhur Kreshnik Cjapi.