Ndërsa Liga e Kombeve fillon në datën 7 shtator dhe Shqipëri pret Izraelin në “Elbasan Arena”, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot ccmimet e biletave për secilën nga tribunat. Bashkë me ccmimet janë përcaktuar dhe pikat e shitjeve. Ndërkohë shitja e biletave ka nisur të kryhet edhe nga interneti nëpërmjet faqes së FSHF-së (fshf.org). Takimi do të luhet në orën 20:45.
Lajmi i plotë është dhënë nga FSHF-ja para disa minutash.
Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara:
Tribuna VIP: 18 mijë lekë, tribuna VIP 2 16 mijë lekë, A2+A3+B3 10 mijë lekë, A1+A4; B2+B4 80 mijë lekë, B1+B5 6 mijë lekë, E 3 mijë lekë, F+D 2 mijë lekë, C1+C3+G1 1500 lekë, C2+G2 1 mijë lekë.
- Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit/ Nga e hëna në të dielë/ Ora 08:00-20:00
- Tiranë: Biletaria prane stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të dielë/ Ora 12:00- 18:00
- Durrës: Biletaria prane stadiumit Niko Dovana/ Hapur prej datës 27 Gusht- 7 Shtator/ Ora 09:00-13:00
- Korçë: Kancelaria perballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00.