Christian Panucci shpalli listën për dy ndeshjet e rradhës me Skocinë dhe Uellsin, këtë muaj. Në këtë listë kishte një lojtar të ri, që ishte Loret Sadiku. Lojtari luan në kampionatin turk me skuadrën e Kasimpasas.
Por “histroria”e këtij lojtari është pak e koklavitur. Ai ka qenë kapiteni i Suedisë U-21 dhe në fillim zgjodhi të vazhdonte me ta, por më vonë ka kthyer mendje dhe kërkoi Shqipërinë. Fillimisht De Biazi nuk do e shihte të arsyeshme marrjen e tij, e në momentin që ish-tekniku i Kombëtares do të kërkonte afrimin e Sadikut, ky i fundit do e refuzonte ftesën. Kjo ishte hera e dytë që mohoi Shqipërinë.
Pak më vonë ai kërkoi t’i bashkohej dhe Kosovës, por FIFA i vuri “fre”, pasi nuk lejohej të ndërroheshin më shumë se dy kombëtare. Ndërkohë ai në fillimet e karrierës kërkohej dhe nga anglezët e Liverpool-it.