Stavri Nica është konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm në krye të pankinës së Laçit. Burime për newsport.al bëjnë me dije se presidenca kurbinase i ka besuar sërish ekipin teknikut që shpëtoi nga rënia skuadrën e Laçit.
62-vjeçari së bashku me drejtuesit kanë nisur të mendojnë për merkaton, teksa do të ndërhyhet për të formuar një grup cilësor. Deri më tani nuk ka asnjë largim apo afrim zyrtar te Laçi, por duhet thënë që të gjithë futbollistët po shijojnë pushimet pas një sezoni të vështirë. Zhvillime të reja priten në vazhdim për sa i përket “hyrje-daljeve” në kampin laçian.