Roma është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm pasi me shumë mundësi Claudio Ranieri nuk do të qendrojë gjatë. Mediat italiane shprehen se dhe Roma është vënë pas trajnerit Antonio Conte dhe kanë nisur kontaktet e parë me të.
Për të bindur trajnerin italian nuk është shumë e thjesht pasi ka disa motive që mund të bëjnë që kjo tratativë të dëshrojë. E para qendron rroga e tij e lartë prej 10 milionë eurosh që kërkon në sezon, por edhe arritja në Champions League dhe një gjë e tillë duket e vështirë, por jo e pamundur për Romën duke parë dhe diferencën me Milanin. Kontaktet e para kanë nisur dhe janë pozitive mes drejtuesve të klubit kryeqytetas dhe Contes, por pas tij është edhe Interi e Juventusi.