Pauza e Superiores prej ndeshjeve të Kombëtares, ka bërë që skuadrat e elitës të planifikojnë disa takime miqësore për të mbajtur lojtarët e tyre në formë. Kësisoj, ekipi i Kastriotit do të luajë të premten një ndeshje miqësore kundër Ilirisë së Fushë-Krujës, në orën 14:30.
Të besuarit e trajnerit Stavri Nica vijnë pas fitores 3-0 kundër Kamzës. Megjithatë tekniku i njohur kërkon të kualidojë edhe më shumë grupin për të qenë sa më në formë për sfidën e javës së 14-të të Superiores. Kujtojmë që kalendari i ka rezervuar një përballje të vështirë teksa do të lujanë në transfertën e vështirë të Laçit.