Nesër, Shqipëria do të luajë kundër Skocisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 20:45 dhe pritet që në “Loro Boriçi” të ketë edhe tifozë kuqezi. Një nga tifo-grupet që do të jetë nesër në mbështetje të Shqipërisë, janë “Plisat”.
Këta të fundit, përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëjnë thirrje që t’i bashkohet kushdo që do të jetë në mbështetje të kuqezinjve, pasi do të vijnë të organizuar. Në faqen zyrtare në facebook, shkruhej:
“Nesër udhëtojmë në Shkodër. Të gjithë ata të cilët i kanë rezervuar biletat duhet të vinë prej orës 10:00 te parkingu prapa Pallatit të Rinisë. Nisja në mënyrë të organizuar bëhet në ora 11:00”.
Edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë “xixa” për sa i përket përfaqësueses së Kosovës apo kombëtares shqiptare, Plisat tregojnë edhe një herë se për ta ka vetëm një Kombëtare.