Në miqësoren që është luajtur ditën e djeshme mes Skënderbeut dhe Tiranës, korçarët kanë fituar me rezultatin 2-1. Megjtihatë, gjatë zhvillimit të lojës, Dejvi Bregu ka pësuar një dëmtim në krahun e tij dhe gjendja është shumë e rëndë, pasi rrezikon të qendrojë deri në 3 muaj jashtë fushave. Në këto kushte, në Korçë tashmë janë të “detyruar” për të ndërhyrë në merkato, sepse padyshim që hapësira e Bregut do të jetë shumë e madhe, sepse deri më tani ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Kujtojmë që Skënderbeu ndodhet në vendin e 4 në kampionat me 30 pikë dhe është i shkëputur 7 pikë nga kreu që mbahet nga Partizani. Të shohim si do të menaxhohet situata në kampin e kampionëve të vendit.