Skuadra e kampionait të Kosovës KEK mendon të dalë nga kriza e rëndë që ka rënë prej një kohe të gjatë. Presidenti i klubit nga Obilicci, Besnik Mjeku deklaroi për “Gazetën Olle” se në muajin janar, do të transferohen plot 10 futbollistë dhe do të sillet një trajner i ri.
“Do të jemi më të fortë, do të shihni një skuadër me fytyrë tjetër. Do të transferojmë rreth 10 futbollistë të Superligës, por emra s’mund të japim tani. Jemi të interesuar edhe për një trajner. Ka gjasa reale që drejtimin e ekipit për pjesën tjetër të sezonit ta marrë Arsim Abazi”, shtoi ai.
KEK-u renditet në vendin e fundit në “IPKO Superliga” me vetëm një pikë pas 17 javësh.