Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, dhe kjo falë skiatorit Albin Tahiri, i cili ka siguruar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme.
Këtë e bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes nëj njoftimi që ka bërë për mediat:
“Skiatori, Albin Tahiri, ka arritur synimin e madh të tij, për të fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018″
Tahiri është skiatori i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën. Ai synon që të bëjë një paraqitje të denjë në këto Lojëra Olimpike”, shprehet KOK.