Ditën e esërme, në orën 12:00, në “Elbasan Arena” do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Besës për moshat U19.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, klubi verdhezi ka një thirrje për tifozët, për të qenë prezent në shkallët e impiantit e të përkrahur skuadrën e tyre.
“Të gjithë tifozët verdhezi janë të ftuar për të mbështetur këto djem të talentuar. Bashkia ka vënë në dispozicion 2 autobus . Nisja bëhet në orën 9:30 në qendër të qytetit”.