Së fundmi është mësuar se te Laçi do ketë ndryshime sa i përket stafit, këtu nuk flasim për largime, por për afrime. Kurbinasit kanë menduar që në mbështetje të Gentian Mezanit të afrohet edhe një asisten nga Italia për javët e mbetura të kampionatit.
Si duket, kurbinasit i kanë idetë e qarta në atë që duan të arrijnë, ndaj dhe drejtuesit e klubit nuk po kursehen për të “pasuruar” stafin e Mezanit në këto pak javë të mbetura të kampionatit.
Emri i asistentit të ri ende nuk bëhet i ditur, por pritet t’i bashkohet ditët në vijim skuadrës së Laçit.