Teuta këtë sezon mundi të sigurojë mbijetesën vetëm në javën e parafundit të kampionatit duke mundësua kështu qëndrimin në Superiore. Sigurisht që arma e fortë e durrsakëve këtë sezon ishte trajneri Gentian Begeja. Tekniku bëri një punë të mirë, duke marrë skuadrën në vendin e parafundit dhe siguruar në fund mbijetesën.
Edhe pse puna e tij është vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e klubit, mësohet se te Teuta po planifikojnë të bëjnë ndryshime readikale që me shumë gjasa do fillojnë me trajnerin. Edhe pse Begeja ka vite që punon në ekip, prite që ekipi për sezonin e ri t’i besohet një tjetër trajneri.
Ndryshime pritet të ndodhin dhe skuadër, pasi pritet të ketë largime dhe afrime. Ne fillim të sezonit por edhe në janar, durrsakët firmosën kontrata afatgjata 2-3 vjeçare. Nuk dihet ende se si do veprohet me lojtarët që kanë ardhur para pak kohësh por që nuk kanë bindur. Nuk dihet as se çfarë do behet me rinovimet. Të gjitha këto detaje do mësohen ditët në vijim. I sigurt është fakti që do ketë ndryshime, ku përfshihet Gentian Begeja.