Skuadra Eagles Basket tashmë do të quhet “Barleti Eagles”, pasi ka zyrtarizuar bashkëpunimin me “Barleti Group”. Nga faza e dytë do të mbahet ky emër, lajm që është bërë me dije nga trajneri i ekipit, Klarent Dedaj.
Bëhet me dije që “Barleti Group” ka shlyer të gjitha detyrimet që kishte në Federatën Shqiptare të Basketbollit. Nga 8 shkurti, përveç “Barleti Voley”, do të ketë edhe “Barleti-Eagles” në basketboll për meshkuj. Objektivi është i qartë: Kalimi në Superiore.