Java ka filluar me punë intensive për Kamzën. Me emërimin e trajnerit Devolli ka nisur dhe përgatija e skuadrës. Në të njëjtën kohë dhe merkatoja e klubit ka filluar të nxjerrë emrat e parë. Ish-mesfushori i Tiranës Majkëll Peçi dhe mbrojtësi Xhuljan Turhani pritet të jenë blerjet e para të klubit kamzali.
Fakt i kryer po bëhet edhe nënshkrimi me veteranin Orjad Beqiraj.Sulmuesi Onils Idrizaj ka premtuar se do të qëndrojë sërish me skuadrën. Natyrisht që ka dhe largime dhe qendërmbrojtësi Igor Cukovic nuk do të vazhdojë më kontratën me Kamzë.