Ish-lojtari i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina rikthehet të flasë për ekipin shkodran, që në sezonin tjetër do të luajë në Katëgorinë e Parë.
Në një intervistë për “Star plus TV” ka komentuar situatën e krijuar te Vllaznia, duke theksuar se peshën kryesore për këtë dramë e kanë lojtarët dhe stafi. Më tej ai shton se Bashkia nuk mund të kishte qendruar kaq shumë indiferentë ndaj kësaj situate, por duhet të kishte reaguar, duke kërkuar më shumë llogari.
Përsa i përket një trajneri të mundshëm, Shtubina ka theksuar se do të ishte më mirë nëse në krye të skuadrës të ishte një trajner shkodran. Më tej ai shton se lojtarët e Vllaznisë duhet të japiun maksimumin që ta sjellin ekipin përsëri në elitën e futbollis shqiptar.