Kastrioti nuk po kalon një formë të mirë në kampionat duke u renditur në vendin e fundit në klasfikim. Paraqitjet e dobta bën që drejtuesi të largonin nga drejtimi I skuadrës trajnerin Plori për ti besuar skuadrën Stavri Nicën. Skuadra krutane ka publikuar në faqen e saj zyrtare një thirrje për gjithë tifozerinë e saj duke I ftuar që të jenë të pranishëm në stadium për ndeshjen e radhës.
Njoftim!
Këtë të djelë, në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, zhvillohet ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Kamzës. Duke qenë se kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme dhe kundër një rivali direkt për mbijetesë, Klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë FALAS për të gjithë tifozët e Kastriotit. Skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë përballje delikate, ndaj ju ftojmë të jeni të pranishëm dhe të përkrahim skuadrën në këtë ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Ishte postimi i klubit në faqen zyrtare në “Facebook”.