Philippe Coutinho i ka ditët e numëruara te Barcelona. I reklamuar si ylli i ardhshëm i klubit katalanas, anësori brazilian nuk ka dhënë impaktin e dëshiruar te klubi dhe tifozët të cilët pas gati një viti nuk shohin shkëlqimin e 26-vjeçarit, i cili po bën paraqitje nën nivelin e dëshiruar me fanelën e Barcelonës.
Mediat britanike aludojnë se Chelsea po bën të pamundurën që të transferojë ish-yllin e Liverpoolit në “Stamford Bridge” gjatë merkatos verore për një shifër jo më pak se 100 milionë €.
“Daily Mirror” raporton se prej kohësh “Blutë” po ndjekin nga afër situatën e lojtarit në “Camp Nou” ku përveç paraqitjeve të dobëta me kampionët e Spanjës, ai dhe tekniku Ernesto Valverede nuk komunikojnë prej kohësh bashkë. Duke parë largimin e paevitueshëm të Eden Hazardit, yllit kryesor të Chelseat te Real Madridi gjatë kësaj vere, Chelsea ka zgjedhur Coutinhon si zëvendësuesin ideal të futbollistit belg. Në Angli me Liverpoolin Coutinho u kthye në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë duke realizuar në 201 ndeshje 54 gola. Transferimi i tij në Londër do të konsiderohej me të drejtë një “tronditje” në merkaton e futbollit botëror.
Barcelona refuzon prej kohësh të diskutojë shitjen e Coutinhos, pasi kostoja e tij e madhe mund të dëmtojë reputacionin e klubit, por para një oferte të majme, ata nuk do të refuzonin një tjetër pakt fitimprurës për biznes