Në datë 21 Tetor, fill pas ndeshjeve të kombëtareve rikthehet derbi i madhi Milanos. Dy ekipet e mëdha do të ndeshen në kuadër të javës së 9-të kampionatit italian. Por, duket se derbi ka nisur jashtë fushës dhe për këtë shkak është bërë ish administratori i deleguar i Juventusit, Beppe Marrota. Ky i fundit nuk ka rinovuar kontratën me “bardhezinjtë” dhe këto ekipe janë hedhur në sulm për ta marrë në kampin e tyre.
Me shumë gjasa deri në fund të këtij sezoni Marotta do të qëndrojë pushim, për të nisur më pas një projekt të ri në drejtimin e një klubi të madh. Zikaltrit shikohen si favoritë nga mediat italiane për të marrë shërbimet e Marottës por Milani që e kishte kërkuar edhe në verë mbetet një opsion që nuk mund të përjashtohet.