Mbrëmjen e 13 prillit në Haiger të Gjermanisë është zhvilluar “King of the ring 10” në K1, ku kanë marrë pjesë boksierë të ndryshëm, nga Gjermania dhe Europa.
Pjesë e këtij eventi ishte edhe Avdi Avdiu, djaloshi 17 vjeçar nga Shkupi, anëtar i klubit të Leverkusenit, i cili ka marrë 3 fitore dhe 3 humbjë atë mbrëmje.
Në raundin e parë, Avdiu ështrë ndeshur me një kundërshtar nga Hollanda, Moglich Mouzavi, kurse në raundin e dytë, 17 vjeçari e mposhti kundërshtarin dhe pas 5 raundesh është shpallur fitues në titullin kampion Internacional.
Baki Hoxhaj, trajneri i Avdiut është shprehur: “Ne do vazhdojmë me përgatitjet intensive për një të ardhme të shkurt që Avdiun ta shohim edhe me titullin Evropian dhe Botëror, klubi jonë ka kapacitete shumë të forta dhe padyshim që do ja arrimë që garuesit tanë të fitojnë tituj botëror”.