Angazhimi i Kombëtares në dy sfidat e radhës Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018” do të ndërpresë për pak ditë kampionatin.
Superliga do t’i rikthehet aktivitetin mesjavën e ardhshme, më 12 tetor.
Por, FSHF ka vendosur që pauza të mos prekë axhendën e Kupës së Shqipërisë, aktivitet që do të zhvillohet normalisht pa ndërprerje.
Sfidat e kthimit të raundit të parë të Kupës do të luhen më datë 5 tetor, pra këtë të mërkurë, një ditë para ndeshjes Lihtenshtein-Shqipëri.