Gjashtë ndeshje pa fitore janë shumë për ekipin e kryeqytetit, Romën, e cila gjendet në një krizë të thellë rezultatesh. Trajneri Eusebio Di Francesco luan “kokën” ndeshjet e ardhshme, ku të shtunën pritet derbi i qytetit me Lazion, ndeshje kjo që tërheq gjithë interesin e tifozëve verdhekuq.
Burimet brenda klubit tregojnë se Roma ka nisur kontaktet me trajnerin portugez Paulo Sousa i cili momentalisht ka një kontratë të majme me klubin kinez të Tianjin Quanjian.
Në kampin romanist priten dhe rezultatet e ndeshjeve të ardhshme për të vendosur mbi fatin e pankinës.