Java e 32-të e kampionatit ka vënë përballë Milan-Napoli, dy skuadra me objektive të ndryshme. Milan vazhdon të besojë tek Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli beson ende tek ëndrra titull.
Kjo ndeshje është me një rëndësi të vecantë për Gianluigi Donnarumma-n, pasi sot është duke luajtur ndeshjen e 100-të në Serinë A, ndërsa është vetëm 19 vjeç.
Një rekord absolut, askush si ai. Lojtari më e ri në moshë i cili luan 100 ndeshje në Serinë A. Gardiani i portës së Milanit lë pas kështu “ikona” të futbollit italian si Gianni Rivera, Roberto Mancini, Paolo Maldini, Francesco Totti dhe Gianluigi Buffon.