Teuta do të ketë një ndeshje të rëndësishme ndaj Tiranës ditën e nesërme. Skuadra e Shkëmbit nuk vjen nga një moment i mirë pasi humbja ndaj Flamurtarit ka bërë që Teuta të humbas dhe vendin e 3-të në renditje.
Ndaj Tiranës do të kërkohet kthesa pasi rrezikohet edhe më shumë Europa. Sipas “RTSH Sport” trajneri Shkëmbi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë titullarë si Arapi dhe Bushic të dëmtuar. Të dy lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim dhe këto janë dy mungesa të rëndësishme për Teutën.