Trajneri i Kombëtares, Christian Panuçi është shprehur në konferencën përpara ndeshjes me Skocinë në “Loro Boriçi” se skuadra vuan për të gjetur rrugën e rrjetës, megjithatë me Izraelin ka bërë shumë lojë të mirë.
Jam shumë i kënaqur. Grezda ka bërë dy gola dhe Kaçe ka bërë një gol. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Eksperienca e tyre na ndihmon shumë. Loret Sadiku më ka shkruar mesazh dhe më ka pyetur nëse mund ta pres, më ka shpjeguar se nuk ndihet shumë mirë dhe i kam thënë se nëse nuk do të ishte në formë atëherë nuk do të ishte pjesë e Kombëtares.
Ndeshja me Skocinë
Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë në Skoci. Këtu do të jetë një ndeshje tjetër, sepse në në shtëpi luajmë më mirë. E merituam humbjen. Me Izraelin luajtëm mirë, por nuk morëm rezultatin që donim. Në ndeshjet e tjera kemi pësuar gola amator. Do mundohemi që në ndeshjen e radhës të bëjmë më të mirën. Në Izrael ka munguar vetëm goli, sepse loja ka qenë shumë e mirë, pasi bëjmë lojë dhe nuk marrim rezultat, ndryshe nga ajo në Skoci, pasi e kemi merituar humbjen. Në ndeshjet e mëdha ne vuajmë shumë për të bërë një gol, ndërsa të tjerët e gjejnë golin nga hiçi.
Shënimi i golit
Për ne është shumë e rëndësishme të shënojmë gol. Ne po bëjmë të gjithë diçka më shumë. Ne nuk duhet t’i shpërdorjmë rastet që na jepen. Ne kemi një vit që nuk e kemi të gjithë skuadrën në dispozicion, por jemi të lumtur që kemi gjetur Grezdën dhe Uzunin. Me lojtarët që kemi në dispozicion duhet të bëjmë më të mirën me ta, duke i përshtatur në pozicione, sipas karakteristikave të tyre. Megjithatë ne e kemi kualitetin për ta fituar një ndeshje. Izraeli luajti mirë me Skocinë dhe fitoi, ne luajtëm mirë me Izraelin dhe nuk fituam. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë.
Ftesa për Ergys Kaçen
Ergys Kaçe është një lojtar që është pjesë e grupit. Zgjedhjet e lojtarëve i bëj unë. Por nëse dikussh luan më pak, dhe Basha, apo Ramadani luan më shumë, atëherë në këtë këndvështrim do të luajë ai që ka më shumë minuta në këmbë, ai që ka më shumë aktivizim në ekipin e tij. Gjithmonë është e rëndëisshme të fitosh me Kombëtaren. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin për të marrë fitoren. Presidenti ishte shumë i kënaqur me lojën që kemi bërë në Izrael. Unë varem nga rezultatet. Nëse ne shkojmë me rezultatet si me Skocinë atëherë jemi duke bërë dhurata.