Ditën e nesërme do të luhet një ndeshje shumë interesante në Seria A, sikurse është ajo mes Juventus – Inter, që do të startojë në orën 20:30 minuta. Në lidhje me këtë takim, ka folur tekniku i zikaltërve, Luçiano Spalletti, i cili në një prononcim për mediat ka thënë ndër të tjera se Juventusi nuk ka lojtar të rëndësishëm vetëm Cristiano Ronaldon, por ka kaluar menjëherë tëk mbrojtja, duke iu referuar Chellinit.
“Juventus nuk ka vetëm Cristiano Ronaldon, por gjithashtu ka edhe Chellinin”, ka thënë tekniku ndër të tjera. Deri më tani bardhezinjtë udhëheqin bindshëm kampionatin me 40 pikë në 14 ndeshje, ndërsa zikaltërit kanë 29 pikë dhe renditen të tretët.