Bajern Mynih do të luajë kundër Shalkes, ndeshje e vlefshme për Bundesligën gjermane. Përpos rëndësisë që ka kjo sfidë për ecurinë e skuadrës, e veçantë do të jetë edhe për kapitenin Filip Lam. Mbrojtësi gjerman do ta ketë ndeshjen e 500 zyrtare që luan me bavarezët.
Megjithatë vetëm në sfidën e fundjavës kundër Shalkes, do të mësohet nëse Lam do ta vendosë ose jo atë rekord personal.