U luajt sot në FGrancë, ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Madakaskarit, e cila përfundoi me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Edon Zhegrova, në minutën e 46′.
Në fund të takimit, lojtarët e Madakaskarit i habitën të gjithë të pranishmit në stadium, teksa festuan bashkë me përfaqësuesen e Kosovës. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, dikur ish-nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, i cili ishte në Francë për ta ndjekur ndeshjen ka kapur dhe këtë foto, ku duken të dyja ekipet duke festuar.