Skuadra e Tiranës në basketboll do të ndeshjet ditën e martë me ekipin e Levskit, në Balkan League, në një takim të vlefshëm për Balkan Ligë. Para kësaj ndeshjeje, tifogrupi bardheblu “Tirona Fanatics” u ka bërë thirrje të gjithëve që të shkojnë të mbështesin bardheblutë në pallatin e sportit.
“Te marten tek Parku Olimpik ne oren 18:30 cunat e basketbollit luajne ndeshjen e pare te PlayOffit historik ne Balkan Lig kunder Bh Levskit.
Tirona Fanatics do te jene prezent.
Fitorja eshte detyrim, prandaj ftojme te gjithe tifozet bardhe e blu per te mbeshtetur maksimalisht cunat ne suksesin e rradhes!
Ne Jemi Tirona!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Takimi mes Tiranës dhe Levsit do të luhet ditën e martë, në orën 18:30, në “Parkun Olimpik”.