Kur të gjithë e kanë mendjen te ndeshjet e kombëtares, te
Kukësi mendojnë për duelin kundër Partizanit.
Verilindorët kërkojnë të ngushtojnë distancën me të kuqtë në krye të Kategorisë
Superiore dhe këto ditë i kanë shfrytëzuar për të bërë skema nga më të
ndryshmet dhe sigurisht të rikthejë futbollistët e dëmtuar. Rrumbullaku dhe
Melo janë dy futbollistët që do të rikthehen në urdhërat e Ramazan Ndreut, ndërkohë
që në dyshim është fati i sulmuesit afrikan, Rexhinaldo.
I grumbulluar me Mozambikun për takimin e Kupës së Afrikës, Rexhinaldo do t’i
duhet të paktën dy ditë që të udhëtojë drejt Shqipërisë. Një sforco që mund të
ndikojë jo pak në formën e sulmuesit, i cili erdhi nga Laçi me shumë bujë.
Dueli mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet këtë të premte, për llogari të javës
së 26-të të Kategorisë Superiore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.