Përplasja në përfundimin e garës me Lance Stroll mund të sjellë pasoja të rënda për Sebastian Vettel. Dyshohet se kambioja e makinës Ferrari të Vettel të jetë dëmtuar shumë. Një pjesë e saj është dërguar në Maranello për analiza nga specialistët dhe rezultatet do dalin shpejt.
Nëse Vettel do jetë i detyruar që të ndryshojë kambion e makinës kjo do i kushtojë shumë në garën e rradhës në Suzuka të Japonisë. Kjo se sipas rregullores bën që të ndëshkohesh me një penalizim prej 5 vendesh për ndërrimin e kambios.
Një gjë e tillë do i jepte një goditje të fortë shpresave të Vettel për titull kampion.