Dje, Berat Gjimshiti ka qenë i pranishëm në fushën e blertë me skuadrën e tij në takimin që Benvento luajti ndaj Napolit. E dhimbshme për futbollistin e Kombëtares nuk ka qenë vetëm humbja 2-0, por “kryqëzimi” që i është bërë në rrjetet sociale nga tifozët.
Ai është është bërë objekt ofendimesh për shkak të ndëryrjes që bëri ndaj Dries Mertens. Kundër Gjimshitit nuk kanë qenë kundër vetëm tifozë të Napolit, por edhe të tjerë, që kanë dënuar ashpër ndërhyrjen e tij.
“Lëvizja e kyçit të këmbës Mertens në hyrjen e Djimsiti ???? #BeneventoNapoli”. “Mos u gëzoni #Napoli, por lojtarët si #Djimsiti nuk kanë lidhje me #SerieA dhe ndoshta as me #futbollin #Mertens #BeneventoNapoli”. “Gjimshiti është një njeri i guximshëm. Ndërhyrja tërësisht jashtë mendjes sime. #BeneventoNapoli”, kanë qenë disa nga fjalët e komentuesve.