Dje, Partizani ka mundur të marrë tre pikë të vlefshme në javën e 26-të të kampionatit në përballjen që të kuqve zhvilluan ndaj Flamurtarit, ku fituan me rezultatin 1-0. U desh që në fushë të zbriste Edgar Çani që “Demat e Kuq” të fitonin këtë ndeshje.
Vetëm pak minuta pasi Çani u fut në fushë në pjesën e dytë, arriti të gjejë rrugën e golit. Ky ishte goli i parë për sulmuesin në kampionat dhe sigurisht që entuziazmi dhe urimet qenë të shumta në adresim të autorit të fitores së djeshme të Partizanit.
Një ndër të shumtit që kanë përgëzuar Çanin për golin e shënuar ndaj vlonjatëve ka qenë Jasir Asani. 22-vjeçari i cili ishte në ndër më të mirët ditën e djeshme, ka postuar një foto së bashku me Çanin në Instastory, në llogarinë e tij në Instagram, ku shkuan: “Urime vlla, Inshallah sa më shumë gola”.