Partizani do të luajë sot kundër Botev Plovdivit, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Europa League. Në këtë takim nuk do të mungojnë tifozët e kuq, të cilët do të mbështesin 15-herë kampionët e Shqipërisë në sfidën e kthimit kundër ekipit bullgar.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ata tregojnë që janë ndaluar nga policia dhe autobusi i tyre është rrethuar nga forcat e rendit. “Një pjesë e tifozëve dhe autobusit të ndaluar dhe rrethuar nga policia”, shkruhej në diçiturën e fotos së postuar nga ultrasit e kuq.