Vllaznia arriti të ndalte në shtëpi Partizanin, teksa mori një barazim 1-1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane i dha fund të gjithave aludimeve për tolerime, duke treguar dinjitet në fushën e blertë ku luftoi si e barabartë me ekipin kryeqytetas.
Loja e bukur kundër të kuqve, është shpërblyer pas takimit. Mësohet se lojtarët shkodranë kanë marr një premio prej 500 eurosh për secilin prej tyre. Pika e marrë kundër Partizanit, e rendit Vllazninë në vendin e katërt me 37 pikë.