Sot, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Klubi bardheblu ka nxjerrë në shitje biletat që prej ditës së djeshme, ndërkohë që edhe Partizani do të luajë të dielën po në të njëjtin impiant kundër Skënderbeut.
Edhe klubi i kuq ka nxjerrë dje në shitje biletat, që kanë nisur të shiten në dyqanin e sponsorit teknik “Joma”. Ndërsa sot do të fillojë shitja e tyre nga ora 9:00 deri në 15:00 dhe në ditët pasardhëse deri në orën 19:00.