Viti i parë i Lebron James te Los Angeles Lakers mund të
konsiderohet një katastrofë e vërtetë. Los Angeles humbi ndeshjen e tretë
radhazi dhe të kartëtën në pesë sfidat e fundit. Ekipi i Lebron u mund me
rezultatin 115-103 dhe tashmë është në vendin e 10-të.
Ky edicion nisi mirë për Los Angeles, por tashmë ata janë në “ashensor zbritës”.
Skuadra 5-herë kampione e NBA-së po kërkon basketbollistë për vitin e ardhshëm.
Sytë janë hedhur drejt Neë Orlean Pelicans.
Antony Davis dhe Kevin Durant janë shprehur se nuk janë të kënaqur në ekipet e tyre dhe Lakers mund të jetë destinacioni i ri. Pritet me interes fundi i sezonit për të parë këtë vit se deri ku do të arrijnë shtatlartët e Lakers.