Mbrëmjen e së mërkurës, Napoli u mposht nga Liverpool me rezultatin e ngushtë 1-0 në “Anfield Road”, por që ishte një rezultat që e nxori jashtë këtij Champions League skuadrën në të cilën luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Megjithatë në një prononcim për mediat, tekniku Carlo Ançelotti është shprehur se pavarsishtë se janë eleminuar nga ky kompeticion, objektivat mbeten të njëjtat, pasi asgjë nuk ndryshon tek ky ekip.