Teuta është padyshim surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Durrsakët renditen të dytit në tabelën e renditjes me 39 pikë, shtatë më pak se Partizani kryesues. Një skuadër e ndërtuar mjeshtërisht nga Bledi Shkëmbi, i cili ka harmonizuar muskujt me eksperiencën dhe shpejtësinë me talentin.
Isli Hidi është frymëzuesi i kësaj Teute, që me të në portë thuajse e ka kyçur katërkëndëshin e saj. Mbrojtja hermetike e përbërë nga Osmani, Arapi dhe Bicaj janë një tjetër siguri për skuadrën e Shkëmbit, që i ka besuar eksperiencës së tyre për të vijuar ecurinë fantastike në këtë sezon.
Një mesfushë me muskujt e Sidibe shpejtësinë e Kamara e talentin e Kallakut janë një tjetër “bonus” për Teutën, e cila nuk duhet të harrojë edhe sulmin e përbërë nga Amadu Latif dhe Tomislav Busic, të dy janë sulmuesa potentë që nuk dinë të bëjnë hapa pas.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.