Zhoze Murinjo duket se ka rifituar besimin në vetvete pas fitores së fundjavës ndaj Newcastle, që i rikonsolidoi pozitat në krye të stolit të Manchester United.
Kjo mesa duket po shoqërohet me një fushatë të ndërmarrë nga portugezi për rivendosjen e autoritetit tek lojtarët. Ndër të tjera kjo përfshin dhe largimin e kritikëve ndaj tij, duke përgatitur një eksodë të mirëfilltë nga “Djajtë e kuq” në merkaton e ardhshme.
Sipas mediave britanike bëhet fjalë për tre lojtarë kyç në “Old Trafford” si Pogba, Martial dhe portieri De Gea, me të parin që konsiderohet dhe si “armiku” më i madh i portugezit në skaudër.