Mançester Junajtid e filloi sezonin e ri futbollistik me një trofe mjaft të rëndësishëm, siç është Superkupa e Anglisë. “Djajtë e kuq” që merrnin pjesë në këtë sfidë si fituesit e Kupës së Anglisë në sezonin e shkuar, mposhtën me rezultatin 2-1 kampionët e Anglisë, Leiçesterin.
Junajtid kaloi i pari në avantazh në minutën e 32-të me anë të Lingard, por në minutën e 52-të çdo gjë u barazua nga Vardi. Fitoren për Junajtid e siguroi Ibrahimoviç me anë të një goli me kokë në minutën e 83-të.
Kështu, trajneri Hoze Murinjo e fillon menjëherë me trofe aventurën e tij te Mançesteri, ndërsa Klaudio Ranieri dhe Leiçester kanë marrë sinjalin e parë se përsëritja e sezonit të shkuar është diçka më shumë se e pamundur.