Dje në Podujevë të Kosovës është luajtur takimi i përvitshëm midis legjendavë të skaudrës së Llapit dhe atyre të Diasporës. Këtë herë ndeshja kishte një rëndësi të veccantë pasi luhej në kujtim të ish-lojtarit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Në nder u mbajt një minutë heshtje dhe prezentë në stadium kanë qenë kreu i ri FFK-së Agim Ademi, familjarë të të ndjerit dhe qytetarë të shumtë nga Llapi.
” KF Llapi(Veteranët) – KF Llapi (Veteranët Diasporë) 5-2
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të Legjendës së ndjerë, Fadil Vokrri
Podujevë, 6 gusht. Si çdo vit, KF Llapi organizoi ndeshjen mes veteranëve të Llapit dhe atyre të Diasporës, e cila përfundoj 5-2 në të mirë të veteranëve të Llapit.
U nderua edhe Legjenda tashmë i ndjerë, Presidenti Fadil Vokrri i cili çdo vit ishte i pranishëm në këtë organizim por jo edhe këtë vit.
Në këtë ballafaqim përkujtimor ishin të pranishëm Presidenti i FFK-se Agim Ademi, familja e Vokrrit, djali Gramozi, vëllai Adili dhe axhallarët Selatini e Muhameti, kryetari i FC”Llapi”, Nexhat Dumnica si dhe shumë qytetarë nga Llapi e më gjerë.”
Vokrri vdiq në 9 qershor të këtij viti nga një goditje e papritur në zemër.