Arjen Robben po kalon ditët e fundit në Gjermani, teksa ka lajmëruar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit aktual. Për këtë fakt, shumë skuadra janë hedhur në sulm për të firmosur me 34 vjeçarin.
Inter, Groningen dhe PSV ishin skuadrat e para që shfaqen interes ndërkohë që mediat italiane zbulojnë edhe një tjetër destinacion të mundshëm për “holandezin fluturues”.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.web”, në garë për Robben është futur edhe skuadra amerikane e MLS-së, Toronto FC. Një pistë që pritet të pëlqehet nga Robben, i cili do të ketë një rendiment më të ulët në fushën e blertë.
Kontrata e Robben te Bayern skadon në fund të sezonit, pas së cilës ai do të jetë një lojtar i lirë. Anësori, siç e kuptojmë, ka zhvilluar bisedime me Interin, por duket se është më i prirur drejt një lëvizjeje drejt MLS sesa Serie A.
Në Toronto, Robben do të bashkohet me ish-yllin e Juventusit, Sebastian Giovinco, Jozy Altidore, Michael Bradley dhe Gregory van der Wiel.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.